#rtvora #oranews

Zhbllokohet rruga për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e Lulzim Alushaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikim të padrejtë nga gara për kryeprokuror.

Në këtë mënyrë i hapet rruga Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të bërë pikëzimin e tre kandidatëve në listë të cilët do i kalojnë kuvendit. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm me 85 vota, atëherë automatikisht i pari në listë emërohet Prokuror i Përgjithshëm.

3 kandidatët në garë - Pas rrëzimit të padisë në garën për kryeprokuror të Shqipërisë me një mandat 7 vjeçar janë tre emra ndër të cilat dhe kreu aktual i akuzës Arta Marku.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmoi vijimin për procesin për Olsian Çelën, i cili është prokuror në Krimet e Rënda në Tiranë, po ashtu edhe Fatjona Memçaj, e cila aktualisht është prokurore pranë Apelit dhe Arta Markun.

Seanca
Seanca gjyqësore ndaj Lulzim Alushajt u mbajt paraditen e sotme në Gjykatën Administrative të Apelit.

Pas vendimit për skualifikimin e tij Alushaj në një prononcim për median u shpreh: "Do të njihem me argumentimin që ka dhënë gjykata. Në këndvështrimin tim vendimmarrja e KLP-së është e cunguar dhe do të ketë pasoja."
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-skualifikua-nga-klp-nis-seanca-e-ankimimit-te-lulzim-alushajt

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz