Surprise Me!

Policia me dron dhe qen në portin e Durrësit

2019-10-25 2 Dailymotion

Gjatë paradites së sotme, në portin e Durrësit, forcat policore kanë kryer kontrolle të personave në hyrje e dalje, kontrolle automjetesh, mallra, të peshkarexhave si dhe mjeteve lundruese.

380 forca policore ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e Portit, ku u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 drone.

U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë, policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon