Surprise Me!

Report TV - Shpallet në kërkim Lush Osmani, pronari Kompanisë Shpresa.al përfituesi kryesor i tokës

2019-10-25 4 Dailymotion

Lush Osmani, pronari Kompanisë Shpresa.al dyshohet se është përfituesi kryesor i një skemë të tjetërsimit të 68 mijë metrave katror tokë shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Përveç një sipërfaqe të konsiderueshme toke Osmani akuzohet se ka përfituar edhe një godinë në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Osmani gjithashtu dyshohet se është organizatori kryesor i ngritjes së skemës së tjetërsimit të 68 mijë metrave katrore tokë .

Lush Osmani, administrator i kompanisë Shpresa-Al, është i dyshuar për veprat penale ?Falsifikim i dokumenteve? më shumë se një herë dhe ?pervetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale?

Por kush është Kompania SHPRESA-AL?

Kompania ?Shpresa-Al Group? u krijua në vitin 2002 dhe brenda një kohe mjaftë të shkurtër u përhap duke zgjeruar portofolin e shërbimeve. Kompania nisi si një iniciativë private e administratorit Lush Osmani. Kjo kompani e filloi aktivitetin e saj me ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve e të mallrave. Më pas kompani u zgjeruar në fushën e informatikës, mekanikës apo ndërtimit.

Portofoli i shërbimeve që kjo kompani zotëron:

?Shpresa-Al Construction?: Ofron punime të ndryshme civile, ndërtime infrastrukturore, ujësjellësa, kanalizime etj. Aktiviteti nisi në vitin 2004.
?Shpresa-Al Computers? : Ofron shërbime në fushën e informatikës, Kompjutera, celularë etj. Aktivitetin e ka filluar që në vitin 2003.
"Shpresa-Al Security: Ofron shërbime të policisë Private. Shpresa-Al Security ka filluar aktivitetin e saj ne Nentor 2004.
Duke filluar nga viti 2003, kjo kompani ofron shërbimet e saj edhe për furnizim karburanti dhe për servis makinash. Pranë kësaj pike karburanti, shoqëria disponon edhe një servis makinash 1200 metër katrorë.
Përveç ofrimit të shërbimeve të lart përmendura Shpresa-Al ka si pjesë të saj në Kamëz edhe Bar-Kafe ?Shpresa-al?.
Po ashtu kompani ofron shërbim edhe si Restorant.  Së fundmi portofoli i kompanisë është zgjeruar edhe në fushën e nxjerrjes së inerteve ku në zotërim ka një gurore. Po ashtu kompania vepron edhe në fushën e Kolaudimit të makinave, kryesisht licensimin e makinave që modifikohen me impiant gazi dhe përdoren Benzin-Gaz.

Buy Now on CodeCanyon