?Rama, fajtor për negociatat, unë do jepja dorëheqjen?

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë ishte dëshirë për ndryshim dhe se Albin Kurti pavarësisht se i ri ka një përvojë të gjatë politike.

Në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, Berisha vlerësoi idetë e Kurtit për Bashkim Kombëtar dhe kundër ndryshimit të kufijve Kosovë ? Serbi.

Mos-hapjen e negociatave me bashkimin evropian e konsideron lajmin më të rëndë të karrierës politike teksa fajtor bën kryeministrin Rama. Thotë se edhe vetë do të jepte dorëheqjen nëse vendi do ndodhej në një situatë të ngjashme.

I bindur është se së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak presionit të opozitës dhe popullit.

Berisha tha se do të vijojë të mbështesë aksionin opozitar ndërsa bëri përgjegjëse qeverinë për mosplotësim të asnjë nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman.

Tv Klan