Surprise Me!

Pendarovski: Vendet e Ballkanit Perëndimor të mos pranojnë asnjë alternativë përveç BE

2019-10-26 0 Dailymotion

#rtvora #oranews

Presidenti maqedonas ka dalë kundër idesë së Francës që BE të krijojë një partneritet special me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, Stevo Pendarovski tha se e pranon vetëm nëse bëhet fjalë për një retorikë politike që më vonë nuk do të transformohet në BE.

Por theksoi se nëse qëndrimet e tjera zyrtare në të ardhmen shkojnë në këtë linjë, atëherë jo vetëm Maqedonia e Veriut por edhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të pranojnë asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit.

Gazetari: Po qarkullon ideja se Franca kërkon partneritet special për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. A është zgjidhje e duhur dhe a duhet të pranohet?

Stevo Pendarovski: ?Ne nuk na mjafton vetëm të jemi pjesë vetëm e tregut të përbashkët evropian por duhet të jemi patjetër pjesë e institucioneve politike të Evropës që të miratojmë dhe zbatojmë ne vendet tona vlerat demokratike të BE. Nëse bëhet fjalë për një retorikë politike që më vonë nuk do të transformohet në BE e pranoj si të tillë.

Por nëse bëhet fjalë që në periudhën e ardhshme zyrtare propozimet nga Komisioni Evropian dhe BE që të shkojnë në këtë linjë të formave të partneritetit dhe fqinjësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor mendoj se jo vetëm unë dhe vendi im, por të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një qëndrim të përbashkët dhe t?i thonë ?jo?, për asnjë lloj alternative tjetër përveç anëtarësimit në BE.?
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pendarovski-vendet-e-ballkanit-perendimor-te-mos-pranojne-asnje-alternative-pervec-anetaresimit-ne-be

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon