Surprise Me!

Fëmijet me viroze, nuk do pranohen ne çerdhe dhe kopshte

2019-10-26 7 Dailymotion

Fëmijët që mungojnë në çerdhe dhe kopshte për 1 ose më shumë ditë, nuk do të pranohen pa marrë një vlerësim nga mjeku pediatër për gjendjen shëndetësore. Kjo tashmë është kthyer në një procedurë e detyrueshme për fëmijën për të mos përhapur virozat në këto institucione parashkollore.<br />Vojsava Karafili, mjeke e përgjithshme në QEZHEF: Me ardhjen e stinës së vjeshtës rritet rreziku për sëmundjet virale, të cilat në këtë periudhë janë të shpeshta, por në momentin që një fëmijë nuk frekuenton çerdhet, apo kopshtet e bashkisë së Tiranës për një periudhë qoftë edhe 1 apo 2 ditore, duhet detyrimisht prindi të paraqesë një fletë vlerësimi apo ndryshe fletë pranimi nga mjeku pediatër ku të na vërtetojë që fëmija është klinikisht shëndoshë.<br />Po ku duhet të paraqitet prindi për të marrë fletë pranimin për në kopsht, apo në çerdhe.<br />?Prindi duhet të paraqitet në qendrat shëndetësore përkatëse dhe mjeku pediatër bën vlerësimin e sëmundshmërisë, apo diagnoza të ndryshme.?<br />Gjatë 24 orëve në urgjencën e pediatrisë së QSUT paraqiten mbi 300 fëmijë që marrin kujdesin shëndetësor për shkak të virozave në qarkullim.

Buy Now on CodeCanyon