Surprise Me!

Ora News - Rama inspekton punimet në Roskovec

2019-10-26 0 Dailymotion

#rtvora #oranews
Kryeministri Edi Rama inspektoi të shtunën ecurinë e punimeve për rikualifikiminin urban të Roskovecit, në planin që shtrohet në një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh.

Kryetarja e Bashkisë Majlinda Bufi shpjegoi punën e deritanishme. Ajo e cilësoi ndërtesën e re të bashkisë si një infrastrukturë moderne.

Majlinda Bufi: Godina e re e bashkisë është një nga risitë sa i takon arkitekturës. Është plotësuar e gjithë pjesa e infrastrukturës nëntokësore. Kemi pjesën e fasadave që të gjitha banesat e katit të parë kanë marrë këtë vjeshje me gurë. Për çdo ndërhyrje që do të bëjnë qytetarët edhe në fasadë në zonën e këtij blloku, duhet të marrin leje në Bashki, për të ruajtur uniformintetin e këtij projekti.

Ndërkohë qytetarët tregojnë se në Roskovec nuk kishte pasur prej vitesh një dorë ndryshimi.

Qytetarët: Kjo që është bërë nuk ka fjalë. Ajo që duket nuk ka nevojë për fjalë. Këtu në Roskovec asnjëherë nuk ka pasur investime, aq sa ka pasur tani.

Kryebashkiakia tha se qendra e qytetit do të ketë dy sheshe, ku njeri është planifikuar për aktivitete të ndryshme të pushtetit lokal, ndërsa sipërfaqja e gjelbër i është dedikuar moshës së tretë dhe fëmijëve. Punimet përfshinë edhe godinën e bashkisë, e cila do të ketë edhe një hapësirë që do t'i dedikohet "one stop shop" ku qytetarët do të mund të marrin aty të gjitha shërbimet.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ne-roskovec-qytetaret-ne-qender-duhet-te-marrin-leje-ne-bashki-rregullimin-e-shtepive

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon