Fermerët blejnë ujë për vaditje

Edhe pse është fund vjeshte, në Myzeqe prej muajsh nuk ka rënë shi. Fermerët në Lushnjë po blejnë ujë për vaditje.

Nuk kanë zgjidhje tjetër për të shpëtuar të mbjellat.

Disa kanë gjetur edhe zgjidhje alternative.

Uji mungon për vaditje për shkak të punimeve që po kryhen në rrjet.

Në afatin 10 mujor, Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural do të kryejë rehabilitimin e skemave vaditëse në Bashkinë Lushnje në degët Murriz-Thanë dhe në degën e Çukasit.

Klan Plus