Historia e Eva dhe Endri Dumanit, të cilët që prej 6 vitesh ndodhen në Siri, e transmetuar një javë më parë në Top-Channel, preku mijëra shqiptarë qe reaguan në rrjetet sociale.

Që prej asaj dite, zhvillimet në kampin Al-Hol ku janë mbi 50 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë qenë të shumta.

Ndërhyrja e forcave turke dhe ikja e kurdëve, e vështirësoi situatën dhe përpjekjet për riatdhesimin e tyre në Shqipëri.

Top-Channel ka mësuar, se 13 vjeçarja Eva Dumani komunikimin e fundit me familjen e ka patur mbrëmjen e të hënës 21 Tetor.

Përmes një mesazhi zanor lënë në telefonin e familjarëve ajo flet me një zë të dridhur.
I gjithë ku mesazh zgjat 30 sekonda.
Top-Channel e ka dëgjuar këtë mesazh, ku ajo thotë: ?Ne jemi mirë. Për ne mos u bëni merak. Lufta është larg. Ça të bëhet për ne do të bëhet për të gjithë. Me gratë dhe fëmijët nuk ka punë kush?.

Tre ditë më parë, kampi Al Hul u raportua nga mediat ndërkombëtare se u mor nën kontroll nga forcat e ISIS.

Atje strehohen mbi 68.000 persona mes tyre 7.000 fëmijë, 3.100 gra, nga 58 nacionalitete të ndryshme,

Reportohet se brënda këtij kampi, një pjesë e grave që iu bashkuan ISIS po luajnë një rol kontrollues.

Ky kamp ishte nën administrimin kurd, por siguria brënda tij ka pësuar luhatje pas ofensivës turke.

Një ditë më parë gazetari shqiptar Taulant Kopliku, që punon për emisionin Italian ?Le Iene? dhe që transmetoi historinë e të miturit Alvin Berisha nga kampi Al Hol, tha se 11 vjeçari është i sigurt dhe nën kujdesin e organizatës ndërkombëtare ?Save the Children?.

Ndërkohë autoritetet e Lombardisë, po punojnë që t?i japin nënshtetësinë italiane Alvinit, më qëllim që babai të mund ta marrë të miturin në shtetin fqinj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH