I ftuar në studio në Report Tv ka qenë ditën e sotme deputeti Kujtim Gjuzi i cili ka folur rreth konfliktit në Kuvend mes tij dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci.<br /><br />Pas Rudina Hajdarit që denoncoi një kërcënim që i kishin bërë në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit, ka qenë pikërisht deputeti Kujtim Gjuzi i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga Rama.<br /><br />Sipas tij, ne konflikt me Ramën, atë e ka futur kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Ndër të tjera Gjuzi ka zbuluar për Report Tv edhe mesazhin kërcënues që sipas tij i ka dërguar Rama.