Surprise Me!

Çmim për antisemitizëm- Merkel nderohet nga komuniteti hebraik

2019-10-29 4 Dailymotion

Kancelarja gjermane Angela Merkel u nderua me çmimin Herzl të komunitetit hebraik, të cilin e pranoi duke kujtuar se antisemitizmi mbetet ?një shqetësim madhor?.

Merkel shtoi se e ndan këtë çmim me ata që janë të angazhuar ?kundër përjashtimit?.

?Antisemitizmi vazhdon të mbetet një problem madhor në Gjermani. Zhvillimet e fundit, jo vetëm sulmet në Halle, duhet të na mbushin me shqetësim të madh?, u shpreh Merkel.

Një lëvizje e tillë mund të duket paradoksale, thotë Michel Friedman në dritën e sulmeve të fundit ndaj një sinagoge në lindje të Gjermanisë dhe akteve të përsëritura të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës kundër institucioneve hebraike në mbarë vendin.

E vërteta, shton ai, është se që prej 1945-sës, kërcënimet ndaj hebrenjve nuk kanë qenë më të mëdha se kaq në Gjermani. E megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve të zymta, shumica e gjermanëve sot mbështesin demokracinë, lirinë, të drejta të njeriut dhe i qëndrojnë bindjes se dinjiteti i një personi është i paprekshëm.

?Merkel?, thotë Friedman, ?e meriton plotësisht çmimin e sivjetshëm Herzl?.

Ajo, që nga fillimi, ka marrë një qëndrim të qartë si personal ashtu edhe zyrtar, e në publik ka folur hapur kundër radikalëve të ekstremit të djathtë që hiqen si centrist, ndonëse sërish duhet t`I përgjigjet disa pyetjeve përse nuk është bërë më shumë nga institucionet shtetërore për zbutjen e këtyre problemeve gjatë më shumë se 10 viteve që ka qenë kancelare e Gjermanisë..

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon