Surprise Me!

Ushqime të dera e shkollës, fenomeni vijon edhe në kryeqytet

2019-10-29 1 Dailymotion

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit bëri të ditura masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë së nxënësve.

Ndër to ishte edhe mbyllja apo largimi i lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes, që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave.

Në një vëzhgim të kryer në shkollën 9 vjeçare ?17 Shkurti? në kryeqytet, u pa se tek dera e shkollës qëndronin dy punonjëve të policies. Sapo panë praninë e policëve dhe kamerës, një motorist picash, që vjen sapo nis pushimi i madh në shkollë, u detyrua të kthehej pas, duke I lënë nxënësit më kot në pritje.

Ndërsa në shkollën ?17 Shkurti i Ri? po në zonën e Qesarakës në kryeqytet, prindërit janë ankuar për një byrektore sporteli i të cilës bie nga oborri i institucionit arsimor.

?Unë e marr ushqimin me vete, pasi kam frikë të blej nga ato ushqime që na sjellin tek dera. Jam helmuar më përpara dhe prindërit më ndalojnë të blej tek kangjellat e shkollës. Sot kisha kek me vete, ndërsa unë bukë nga shtëpia. Te dera e shkollës vijnë përditë e na sjellin byrekë e sanduiçë, jo pije alkolike apo energjike, thotë një nxënës?, shprehen nxënësit.

Një vit më parë në 47 shkolla të kryeqytetit vend nisi një fushatë me moton ?Merr bukë me vete?, thelbi i së cilës qëndron në ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës si dhe eleminimin e ?parave? në duart e të vegjëlve. Bukë me vete, nisma e dobishme e nënave të njohura në Shqipëri

Madje së fundmi një grup nënash të njohura shqiptare kanë ndërmarë në Instragram nismën ?bukë me vete për fëmijët?. Fëmijët nuk kanë nevojë për molto apo sufllaqe e pije të gazuara, kur mund të konsumojnë ushqime të shëndetshme të gatuara nga duart e nënës, është motoja e nismës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon