Surprise Me!

Misteri i vilave te Lulzim Bashes

2019-10-29 71 Dailymotion

Kreu i opozitës në fshatin turistik të ?oligarkut të Ramës?

Transferimi i familjes së kryetarit të opozitës Lulzim Basha nga një apartament në zonën pas Stadiumit Kombëtar, tek një bllok vilash rezidenciale, është shndërruar në lajmin më të debatuar ditët e fundit në mediat sociale.

Kjo është vila, që ndodhet në lagjen luksoze, Long Hill, në periferinë lindore të Tiranës. Partia Demokratike ka heshtur fillimisht për lajmet e publikuara mbi zhvendosjen e tij në këtë zonë banimi, por më pas ka sqaruar përmes një njoftimi se ajo është bërë për shkak se apartamenti i ndodhur në një pallat pranë parkut të liqenit, është dëmtuar nga tërmeti dhe është e nevojshme t?i nënshtrohet disa rikonstruksioneve.

Zyra e Partisë Demokratike sqaron se familja e kreut të opozitës dhe me sa duket edhe vjehrrit të tij, do të banojë aty me qira. Por ndërkohë mediat raportojnë se nga bashkia e Tiranës nuk ka asnjë njoftim që pallati ku banon zoti Basha të kishte pësuar dëme nga tërmeti, pasi asnjë banor dhe as vetë familja e zotit Basha nuk ka njoftuar për dëme. Sikundër nuk është kërkuar dhe miratuar asnjë lloj leje për kryerje punimesh brenda në apartamentin e familjes Basha. Ndërkohë që nuk është bërë publike asnjë kontratë, blerjeje apo marrjeje me qira nga familja Basha të kësaj vile.

Rezidenca është ndërtuar nga një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të ndërtimit në vend, Agron Papuli, i akuzuar në mënyrë sistematike nga vetë zoti Basha dhe Partia Demokratike, deri një vit më parë, si oligarku numër një i Ramës si dhe ndërtuesi i vilës së kryeministrit në Surrel, zonën e Malit të Dajtit në periferi të Tiranës. Vëzhguesit kanë vërejtur se prej një viti nga selia e Partisë Demokratike janë ndërprerë sulmet ndaj këtij biznesmeni dhe ai nuk është përmendur në asnjë prej deklaratave të saj si oligark dhe përfitues i parave nga fondet publike.

Klan Plus

Buy Now on CodeCanyon