TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'Detyrim Paraqitje' për ish-deputetin e PD Klevis Balliu. Apeli rrëzoi kërkesën e Balliut për këtë masë sigurie. Balliu është ndalur të flasë për mediat jashtë dyerve të Gjykatës. Ai tha se Shqipëria është kthyer në një vend ku ligji nuk funksionon.<br /><br />"PD gazin lotsjellës do ta përdorë për krimin e organizuar. Shqipëria sot është një vend ku ligji nuk funksionon. Pse kandidon prapë Arta Marku. Duhet të bashkohemi kundër këtij regjimi diktatorial. Edi Rama do të përballet me forcën e ligjit. Do përballen të gjithë. Banorët e Unazës refuzojnë të përplasen me policinë për interesat e Edi Ramës. Efektivët e policisë nga kjo qeveri e sotme është shkatërruar. Këtu kapet vetëm ai që ka pirë një cigare hashash. Agallarët që vjedhin çdo ditë vazhdojnë të rrijnë në Surrel", u shpreh Balliu.
