Së shpejti një talk show i ri do të shfaqet në ekranin e Televizionit Klan. Programi më i ri, ?Historia ime? do të sjellë për shikuesit aktualitet dhe tematika të ditës, investigime që shkojnë përtej lajmeve të kronikave, rrëfime njerëzore dhe të vërteta.<br />Ky format do të ofrojë për publikun histori, të cilat do të identifikohen me problematika dhe tematika të ndryshme. <br />Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në Televizionin Klan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni.<br />Opinionet dhe reflektimet e ekspertëve të fushës së psikologjisë dhe asaj ligjore nuk do të mungojnë në interpretimin e çdo rasti që do të trajtohet në program.<br />?Historia ime?, do të fillojë transmetimet në ditët në vijim, duke qenë çdo ditë në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al
