Një aksident i rëndë ndodhi pak pas mesnatës në aksin Plepa?Shkozet.

Një automjet është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës dhe për pasojë ka humbur jetën 30-vjeçari Erjon Beli, banues në Kavajë.

Në makinë ndodhej edhe vëllai i tij, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime të rënda.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit pasi në momentin e ngjarjes dy vëllezërit ishin duke komunikuar direkt në rrjetet sociale.

Viktima kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Italia ndërsa punonte si këngëtar në lokale nate.

Tv Klan