#rtvora #oranews

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte shkarkimin.

"Institucionet janë institucione"

Por në twitter ai shkruan se KQZ ka provuar përsëri se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Sipas tij PS ka riprovuar sot, se s'bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë.

Por në një dalje për mediat kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh për një skemë të mirëmenduar të PS.

Basha: Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës është pasqyra e radhës me kë qeveris ai. Është poshtërim për PS nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, por nxjerr llumin e llumit, por është edhe poshtërim për shqiptarët të cilët shkëlqejnë në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminele që e kanë vendin në burg. Për këdo që ka patur dyshime se 2013, 2015, 207 apo 2019 ka qenë rastësi tani i ka të gjitha provat se kjo ka qenë skemë e mirëmënduar për ti dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Zgjidhja e vetme është që t'ja kthejmë qeverisjen shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre.

Edhe për LSI largimi i Kajmakut vulos qëndrimet se votimet e 30 qershorit ishin kriminale. Petrit Vasili në Facebook shkruan se Edi Rama kandidoi vetëm, votoi vetëm dhe numëroi vetëm, por në fund prodhoi të inkriminuar

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kajmaku-basha-skema-e-rames-ti-dorezoje-pushtetin-krimit-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-parakohshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp