#rtvora #oranews

Vijojnë hetimet për të zbardhur autorët dhe motivet e atentatit ndaj makinës ku udhëtonte dhe prokurori i prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj.

Momentet e para para atentatit

Në një lidhje telefonike gazetari i Ora News, Leonidha Musaj informon se prokurori Arjan Ndoj së bashku me Aleksandër Lahon dhe shoferin e tij Andi Maloku kanë qenë duke drektuar në një prej restoranteve së bashku dhe me një person të katërt.

Prokurori Arjan Ndoj dhe Laho së bashku me shoferin Maloku janë nisur drejt Tiranës. Në momentin që kanë qenë tek mbikalimi i Shkozetit, një makinë tip Benz që mendohet se kanë pasur 3 persona ka qëlluar në ecje e sipër drejt makinës ku ndodhej prokurori me breshëri. Shoferi ka humbur kontrollin dhe makina ka rënë në kanal.

Sa plumba kanë në trup?

Prokurori Arjan Ndoj ka marrë dy plumba, një në shpatull dhe një në krah. Mësohet se ai ka dhënë dëshminë për prokurorin Martini

Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi ose Pellumb Aliasi ka marrë një plumb në nofull dhe e ka të pamundur komunikimin. Gjatë natës ai ka qëndruar me orë në sallën e operimit. Të dy ndodhen në spitalin e Durrës dhe gjëndja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-ja-sa-plumba-kapen-prokurorin-ndoj-landi-muharremin-dhe-shoferin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp