#rtvora #oranews
Shkodra dhe Vora kanë nxjerrë në dritë problematikën e vërtetë për votimet e 30 qershorit. Prej disa muajsh kryeministria ende nuk ka bërë një kërkesë në presidencë për zgjedhjet në kryeqendrën e veriut, ndërsa e njëjta situatë pritet të zhvillohet dhe në Vorë pas shkarkmit të Agim Kajmakut. Por ndërsa mazhoranca mbështet argumentin në zgjedhjet e 30 qershorit, Kreu i Shtetit ka firmosur anulimin e kësaj date, çka e bën të pamundur zhvillimin e votimeve të parakohshme në këto dy bashki.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 30 qershorit, dy bashki në vend ndodhen në situatë paradoksale, Shkodra me kryetar me mandat të përfunduar e Vora pa kryetar.

Kjo situatë duket se do të vazhdojë gjatë për shkak të krizës politike dhe institucionale.

Dekriminalizimi, preku në fillim kandidatin socialist për bashkinë e Shkodrës,Valdrin Pjetrin, i cili u tërhoq nga marrja e detyrës, ndërsa pak ditë më parë, pas rreth 3 muajsh në drejtimin e bashkisë së Vorës u shkarkua Agim Kajmaku.

Vakancat kanë krijuar një paqartësi institucionale, ndërsa është kthyer në objekt për thellimin e krizës dhe mosmarrëveshjes së institucioneve Qeveri-Presidencë.

Duke ju referuar rastit të Vorës, kodi zgjedhor parashikon një procedurë të thjeshtë: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas shkarkimit të kryebashkiakut ka vënë në dijeni institucionin e kryeministrit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/perplasja-30-qershorin-dhe-paradoksi-i-shkodres-dhe-vores

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp