Festa e verërave dhe gështenjave në Pogradec ka gjallëruar qytetin me atmosfere fantastike dhe argëtim. Në qytetin liqenor për të disatin vit radhazi është organizuar kjo festë e cila promovon prodhimin tradicional dhe hapjen e buteve të verës. Për herë të parë i janë shtuar edhe gështenjat duke ndërthurur dy nga prodhimet më të njohura të qytetit ndërsa nuk kanë munguar as çmimet për verën më të mirë.

Kjo festë ka mbajtur në sheshin kryesor të qytetit qindra banorë e vizitorë të cilët kanë zbrazur njëri pas tjetrit butet e verës të nxjerrë nga qilarët dhe bodrumet e pogradecarëve të cilët e lidhin ngushtë simbolikën e saj me traditën e vjetër të qytetit

E nisur 25 vite më parë kjo festë është rritur vit pas viti duke sjellë impakt edhe në jetën turistike të qytetit. Mbrëmjes nuk i kanë munguar as panairi dhe koncerti festiv që ka mbajtur njerëzit në shesh deri në orët e vona.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH