#rtvora #oranews

Pas performancës së dobët, me urdhër të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj janë shkarkuar gjithë drejtorët e policisë së burgjeve në vend. Përveç shkarkimit të tyre, është ndërmarrë dhe pezullimi nga detyra i 8 punonjësve në burgun e Fushë-Krujës pasi është zbuluar një rast i futjes së lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut.

Me urdhër të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj janë shkarkuar 13 drejtorët e policisë në sistemin e burgjeve në vend.

Shkarkimi i tyre është ndërmarrë për shkak të performancës së dobët të tyre dhe përfshirja e disa prej efektivëve me uniformë në ngjarje kriminale. Rasti më i fundit i përket Bledar Tocit shefit të sigurisë në burgun e Durrësit i cili u përfshi në një përplasje me armë duke vrarë në Kavajë, Dritan Haxhollin.

Zëvendësimi i drejtorëve të policisë në burgje do të bëhet me konkurs. Përveç shkarkimit të drejtorëve të policisë në burgje, 8 punonjës të burgut të fushë Krujës janë pezulluar nga detyra.

Pezullimi i tyre është kryer pasi është zbuluar një rast i futjes së lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut. Nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve është bërë i mundur dokumentimi i një aktiviteti kriminal, ku një të dënuari i futej kanabis në burg nga bashkëshortja e tij, dhe më pas ai e shiste brenda ambienteve vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë.

Mësohet se i dënuari ua shiste lëndën narkotike të dënuarve të tjerë kundrejt kartave telefonike, me kosto 1 mijë lekë të reja. Nga ana e OPGJ-së së drejtorisë së SHKBB-së, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Krujë për shtetasin Isuf Rama, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit ?Arrest me burg? dhe për bashkëshorten e tij Shkëndije Rama ?Arrest në shtëpi?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ministrja-gjonaj-shkarkon-12-drejtues-te-policise-se-burgjeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp