Kjo javë ka nisur me mot të keq në të gjithë vendin, duke sjellë probleme në disa qarqe.

Në Gjirokastër raportohet se ka dalë nga shtati lumi i Ficos, i cili përshkon lagjet e sipërme të qytetit duke mbushur rrugët me ujë dhe baltë. Një banesë është përmbytur.

Probleme raportohen edhe në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë.

Probleme ka pasur edhe në porte. Për shkak të erës dhe dallgëve është pezulluar lundrimi i tragetit që lidh Vlorën me Brindisin.

Tv Klan