Tartë me presh
Përbërësit:
3-4 presh (vetëm pjesa e bardhë)
100 gr rikota
3 lugë gjelle parmixhan
2 vezë
3 lugë gjelle qumësht
Arrëmoskat
1 petë sfoljat
Përgatitja:
Pastrojmë preshët dhe kryesisht pjesën e bardhë të tij e presim në unaza të holla.
E vendosim në një tigan dhe shtojmë pak ujë (1 filxhan kafeje), i lëmë të ziejnë pak derisa të zbutet, e largojmë nga tigani dhe e vendosim në një tas ku shtojmë rikotën, vezët dhe parmixhanin.
Në një tepsi vendosim letër pjekjeje dhe mbi të vendosim petën sfoljat, shpojmë sipërfaqen e petës me pirun dhe shtojmë mbushjen me presh.
Në fund mbledhim anët dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius, për 25-30 minuta.