Krem brokoli me fasule
Përbërësit:
500 gr brokoli
200 gr fasule të gatuara
1 lugë kafe kurkuma
1 lugë kafe kumin
Vaj ulliri
Kripë
Piper i bardhë
Përgatitja:
Pastrojmë brokolin, ndajmë lulet në bohçe të vogla dhe pjesën e kërcëllit e presim imët.
Vendosim copëzat e brokolit në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta ose derisa të zbuten plotësisht.
Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të farat e kuminit për 1 minutë. Më pas shtojmë kurkumet, fasulet e gatuara dhe kripë.
I lëmë të marrin valë për pak minuta në nxehtësi mesatare derisa të mos ketë lëng.
Kullojmë brokolin dhe e kalojmë në blender, duke i shtuar brënda kripë dhe vaj ulliri.
Vendosim kremin e brokolit në një pjatë, bëjmë një gropë në mes me kurrizin e lugës dhe e mbushim me fasule. I shtojmë në fund piper të bardhë dhe e shërbejmë!