Surprise Me!

Report TV - Denaj: Akti normativ për buxhetin do të japë zgjidhje për problemet në ekonomi

2019-11-04 0 Dailymotion

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi gjatë seancës plenare të Kuvendit ku po diskutohet Akti Normativ se ky ritëm më i ulët i rritjes ekonomike për këtë vit ka rritur përgjegjshmërinë për të parë ritmin e rritjes së këtij viti duke e korrigjuar në 3.4%. Denaj tha se sektorët që kanë shënuar rritje të qenësishme pozitive në tremujorin e dytë të këtij viti janë industria nxjerrëse e përpunuese përveç energjisë elektrike me 15.6% rritje, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me 4.4% rritje, ajo e prodhimit të produkteve të drurit dhe letrës me 15% rritje. Rritje të qenësishme që varion nga 4.8-13.9% pati në pjesën më të madhe të sektorit të shërbimeve.<br /><br />Ndër sektorët që sipas ministres Denaj kanë shënuar performance të ulët janë ai i energjisë elektrike dhe ai i argëtimit dhe shlodhjes ku bëjnë pjesë lojërat e fatit me minus 1.6%, krahasuar me një vit më parë. Rritja në gjysmën e parë të vitit është gjeneruar nga rritja e kërkesës së brendshme specifikisht nga konsumi si dhe nga eksportet neto të shërbimeve, të cilat reflektojnë një performance mjaft të mirë të turizmit.<br /><br />Akti Normativ sipas Denajt, do t?i japë zgjidhje disa problematikave të hasura gjatë implementimit të deritanishëm të buxhetit të shtetit, duke ruajtur të pandryshuar nivelin e planifikuar të parametrave kryesorë makroekonomikë, por duke garantuar financimin e nevojave të pushtetit vendor, garantimin e financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit për përballimin optimal të situatës emergjente, si dhe rritjen e eficencës së përdorimit të burimeve publike nëpërmjet rialokimeve mes zërave të shpenzimeve.

Buy Now on CodeCanyon