Surprise Me!

Vrap këmbëzbathur, atleti nga Guinea që sfidon dhimbjen

2019-11-05 2 Dailymotion

Sidy Diallo ka udhëtuar në mbarë botë, ndonjëherë duke vrapuar në maratona njëra pas tjetrës, dhe së fundi, e ka mbajtur hovin në Nju Jork, ku predikon, ashtu si dhe në vende të tjera, vrapimin zbathur.

Që prej 2015-tës, Diallo ka marrë pjesë zbathur në 63 maratona, e ka tërhequr të gjithë gamën e reagimeve duke nisur nga simpatitë e deri tek armiqësia e hapur.

`?I çmendur! Ai është i çmendur!? bërtiti një spektator ndërsa maratonisti me origjinë nga Guinea, bënte garën e tij tre javë më parë.

?Kur njerëzit më shohin kështu, nuk e di pse acarohen. Disa bëhen edhe agresivë. Në fytyrat e një pjese tjetër shoh frikë?- tha Diallo.

Ai rrëfen se në ditët e para ka pasur dhimbje, por më vonë u mësua. Fillimisht mjek, karriera e të cilit mori kthesë tjetër e tani është diplomat francez, Diallo e nisi këtë lloj vrapimi në moshën 55 vjeçare, duke e parë si një sfidë të re.

?Ka një çmim për të paguar? në ditët e para të dhimbshme të vrapimit zbathur, pranon ai, por këmbët tuaja duhet të përshtaten. I gjithë trupi juaj duhet të mësohet me të.? Ai thotë se në këtë mënyrë, kërkon ti kthehet asaj çfarë kanë provuar njerëzit e parë, për të cilët vrapimi i zbathur ishte çështje mbijetese, e jo vetëm argëtim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon