#rtvora #oranews

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk po përballen vetëm me rreziqet kibernetike.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Sigurinë e Mbrojtjes, Ruçi tha se Bashkimi Europian dhe qytetërimi perëndimor po ushqen disa steriotipe të rrezikshme ndaj Evropës Juglindore dhe sidomos Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se përballimi i këtyre steriotipeve është një sfidë më vete për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Gramoz Ruçi: ?Kërcënimet transnacionale, terrorizmi, armët e shkatërrimit në masë, trafikimi, krimi organizuar dhe rreziqet e tij bashkëjetojnë në rajonin e tonë si me demonët e trashëguar qoftë edhe ato që rikrijojmë periodikisht vetë ne. Për arsye që i dimë të gjithë rajoni duke qenë njësoj i rrezikuar ka më pak imunitet mbrojtës nga rreziku kibernetik. Kapacitet më të kushtëzuara vetëmbrojtëse kushtëzohen nga standardet më të ulta teknologjike dhe informatike të të gjithë vendeve të rajonit tonë.

Por do të ishte gjysma e së keqes nëse aftësitë tona më të pakta mbrojtëse ndaj rreziqeve kibernetike të lidheshin vetëm me teknologjinë dhe potencialet e kufizuara financiare.

E them këtë sepse po konstatojmë se pjesa tjetër e kontinentit dhe qytetërimi perëndimor ka krijuar ose ushqen disa steriotipe të rrezikshme ndaj Evropës Juglindore dhe sidomos më shumë për Ballkanin Perëndimor. Përballimi i tyre është një sfidë më vete për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ruci-perendimi-po-ushqen-steriotipe-te-rrezikshme-ndaj-ballkanit-perendirmor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp