TIRANË - Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përshëndetur aksionin e du ditëve më parë të Policisë së Shtetit, e cila ka vënë në pranga Redjan Rrajën, kushëririn e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, lidhur me atentatin e ndodhur ditën e premten kur mbetën të plagosur, prokurori i Durrësit, Ardjan Ndoja, Landi Muharremi, i njohur si i ?forti? i Sukthit, si dhe Andi Maloku.<br /><br />Rama shkruan se policia ka bërë punë të shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit, ndërsa shton se brenda muajit do të jetë gati ligji Special kundër personave të kriminalizuar brenda dhe jashtë vendit.