Teksa lideri demokrat Lulzim Basha ka njoftuar se do të jetë në Korçë pasditen e sotme, të rinjtë kanë vendosur një banderolë në hyrje të qytetit, aty ku ndahet rruga e qytetit të Korçës, me rrugën e zonës turistike të Dardhës.<br /><br />Në banderolë shkruhet ?Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë". Kjo vjen pak ditë pas zhvendosjes së liderit demokrat Lulzim Basha në një vilë luksoze në ambinetet e rezidencës ?Long Hill?.
