Në takimin e dytë të 'rrugëtimit' ashtu siç e ka quajtur edhe ai vetë, kreu i PD ka zgjedhur qytetin e Korçës. Ai ka zgjedhur që fjalën e tij ta hapë duke komentuar arrestimin e Redjan Rrajës që akuzohet për atentatin e bërë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Sipas Bashës, Rraja është pjesë e pushtetit, duke iu referuar lidhjes familjare që i arrestuari ka me deputetin e PS, Rrahman Rraja.<br /><br />Basha ka deklaruar ndër të tjera se këto atentate po ndodhin për shkak se ka luftë mesa bandave se kush të vjedhë më shumë.<br /><br />"Po vij nga Tirana dhe ka patur një tjetër skandal. Është zbuluar një nga autorët e atentatit mjafoz dhe është pjesë e pushtetit. Është luftë bandash për të vjedhur më shumë, është lajm i rëndë. Është një gjendje depresioni." ka thënë Basha.
