Dhjetëra fëmijë, nxënës të shkollës së Zejmenit të Lezhë, rrezikojnë çdo ditë jetën, pasi hyrja e shkollës ndodhet ngjitur me rrugën nacionale Milot-Lezhë. Automjetet lëvizin me mjaft shpejtësi, ndërsa mungon prania e punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor si dhe sinjalistika e nevojshme. Nxënës dhe prindër kërkojnë marrjen e masave, pasi në këtë situatë ndjehen mjaft të frikësuar.

?Kemi frikë, por shikojmë në të dyja anët dhe kalojmë më mbrapa. Ka disa që kalojnë me shpejtësi. Nëse ka shumë nuk ecim ose kalojmë në rrugën tjetër?. thonë nxënësit

Makinat lëvizin pa kriter. Ka ditë që lëvizin me shpejtësi. Vetëm mëngjesi është i rregullt pasi vjen polica dhe normalizon lëvizjen. Pavarësisht se tabela është 20 km në orë asnjë nuk e respekton. Drejtori i Shkollës Zef Therçaj thotë se janë të detyruar të dalin në rrugë për të siguruar jetën e nxënësve, ndërsa shton se është kërkuar vendosja e sinjalistikës rrugore.

?Është rrugë nacionale dhe shkolla afër rrugës paraqit problem sepse duke qenë rrugë e drejtë nxjerr problem. Nuk kemi pasur falë zotit ndonjë aksident. Çdo mëngjes vjen policia, ndërsa ën drrekë dalim vetë pasi jemi të detyruar pasi është rrugë naciopnale?. ka thënë Drejtori i Shkollës Zejmen, Zef Theaçaj.

Pavarësisht se kjo situatë vijon prej shumë vitesh, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të siguruar jetën e nxënësve të shkollës së Zejmenit.