#rtvora #oranews

Shkarkohet nga detyra Përparim Kulluri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

Vendimi i dha paraditen e sotme nga Komisioni i Pavarur i Vlerësimit.

Trupi gjykues përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshimet rreth një kontakti të papërshtatshëm me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje.

Kullurit po ashtu iu vu në dukje se dyshohej që kishte bërë deklarim fiktiv të një dyqani në Orikum, për të përfituar një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Olsi Komici, i vuri në dukje prokurorit edhe mbylljen pa veprime të një çështje ndaj një prokuroreje të Prokurorisë së Tiranës.

Kulluri, i cili ka filluar karrierën e prokurorit në Vlorë në vitin 1999, kundërshtoi gjetjet e KPK-së. Ai mohoi kontaktin me personin e identifikuar si A.B dhe tha se kishte bërë deklarim të saktë në formularin e vetëdeklarimit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkarkohet-prokurori-i-krimeve-te-renda-perparim-kulluri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp