#rtvora #oranews

Ekspertët e Komisionit të Reformës zgjedhorë kërkojnë të shpërndajnë përgjegjësinë dhe detyrat e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke e riformatuar atë në 3 autoritete me përgjegjësi dhe me kompetenca të përcaktuara.

Ora News zbardh draftin e ekspertëve të reformës zgjedhore, i cili do të diskutohet ditën e nesërmen në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Nëse anëtarët e komisionit do të bien dakord me propozimin e ekspertëve, atëherë zgjedhjet e ardhshme do t?i administrojë Komisionari shtetëror i cili do të zgjidhet nga Kuvendit për një mandat 7-vjeçar.

Ndërkohë Komisioni Rregullator, në përbërje 5 anëtarë me mandat 5 vjeçar do të ketë kompetencë miratimin e akteve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Me ankimimin e subjekteve zgjedhore dhe me vendosjet e sanksioneve ndaj shkeljeve të Kodit Zgjedhor do të merren 3 anëtarët e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të cilët do të kenë mandat 9 vjeçar.

Komisioneri, anëtarët e Komisionit Rregullator dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen nga Kuvendi me jo më pak se 3/5 e votave.

Me ndryshimet e propozuar KZAZ-të do të quhen Njësitë e Administrimit Zgjedhor NJAZ, dhe anëtarët e saj do të jenë vetëm zyrtarët zgjedhor të certifikuar nga KQZ. Anëtarët të cilët do të jenë nga radhët e nëpunësve civil si dhe jashtë administratës shtetërore do të zgjidhen me short. Njësia e Administrimit Zgjedhor ngrihet 90 ditë para datës së zgjedhjeve dhe pe?rbe?het nga 4 ane?tare? dhe 2 sekretarë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ora-news-zbardh-propozimet-e-eksperteve-reformen-zgjedhore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp