Surprise Me!

Gazetat për programin e Vitit të Ri në Tv Klan - (5 Janar 2000)

2019-11-06 3 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Të përditshmet shqiptare, si dhe Agjensia Telegrafike Shqiptare, në faqet e tyre sot kanë shkruar edhe për atë që ekranet private u dhuruan shikuesve të tyre natën e Vitit të Ri. Megjithëse titujt e tyre si ?Programet e televizioneve i nxorrën njerëzit në shesh?, apo ?Shqiptarët qeshën apo buzëqeshën në shekullin e ri?, tregojnë se disa prej kanaleve private nuk e arritën të qeshurën e shikuesve. Në rreshtat e tyre lexohet se Tv Klan ishte i vetmi i cili i dhuroi humor të ri, spektakël të xhiruar dhe krijuar vetëm për këtë natë.

Në gazetën ?Shqiptare?, citojmë: ?Tv Klan ishte televizioni privat, që kishttë marrë përsipër të shfaq të gjithë origjinalitetin e tij në këtë natë. Transmetimi i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ishte një nga arritjet më të mëdha të këtij televizioni, në ditët e fundit të vitit të Ri.?

Gazeta ?Republika? shkruan: ?Telekomeditë e realizuar nën regjinë e Bujar Kapexhiut apo skeçet në Tv Klan, mund të cilësohen si mundi më i madh i aktorëve të Estradës të Tiranës, Korçës. Shkodrës etj.?

Gazeta ?Koha Jonë? në artikullin e saj shkruan: ?Konkurenti i vetëm me programet e TVSH-së, ishte edhe programi i Tv Klan.?

Pra media e shkruar shqiptare, kursimtare ndaj fjalëve të mirë ndaj asaj elektronike sot ka evidentuar programin e vitit të Ri, realizuar nga Tv Klan./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Buy Now on CodeCanyon