Analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar se përplasja Braçe-Berisha është vetëm në kuadër të deklaratave politike dhe se nuk ka rrezik për jetën për asnjëri-prej tyre. Madje, për Nazarkon, të dy duhet të gjobiten nga gjykata për prishje të qetësisë publike.<br /><br />"Do t'i padisja të dy për prishje të qetësisë publike. Problemi është që ju të dy duhet të paditeni, se nuk i lejohet një shtetari, kur vendi është përballë reformave në drejtësi këto deklarojnë "do më vrasë, jo po e vrau". Është në stilin e Berishës. Përveç prishjes , hi për t'i hedhur sy miletit. Drama është që i është bërë një atentat njeriut të shtetit", tha Nazarko