Italia do të bëhet vendi i parë në botë që do ta bëjë riciklimin dhe krizën klimaterike një lëndë të detyrueshme për nxënësit e shkollës.

?Shkollat shtetërore do të fillojnë të përfshijnë agjendën e OKB për zhvillim të qëndrueshëm në sa më shumë lëndë që të jetë e mundur, që nga shtatori me një orë në javë që do ti dedikohet temave mes të cilave ngrohja globale dhe ndikimi i njeriut tek planeti. Lëndë të tjera, përfshirë Gjeografinë, Matematikën dhe Fizikën, po ashtu do të shpjegohen nga perspektiva e qëndrueshmërisë?, tha ministri italian i arsimit, Lorenzo Fioramonti.

?Unë dua ta bëj sistemin italian të arsimit, të parin që vendos ambientin dhe shoqërinë në qendër të gjithçkaje që ne mësojmë në shkollë?, tha ai.

Fioramonti është një anëtar i lëvizjes pro-ambjentit, pesë yjet dhe mbështetësi më i zëshëm i qeverisë për politikat e gjelbra dhe më herët është kritikuar pasi ka propozuar taksa për biletat e avionëve, plastikën dhe ushqimet me sheqer në mënyrë që të gjenerohen fonde për edukimin dhe mirëqënien.

Madje edhe projektbuxheti i qeverisë për 2020, i prezantuar këtë javë në parlament, përfshinte një taksë mbi plastikën dhe pijet me sheqer. Sondazhet kanë treguar se 80 për qind e italianëve mbështesin taksën mbi sheqerin dhe fluturimet por prodhuesit e industrisë kundërshtojnë taksën mbi plastikën duke argumentuar se masa penalizon produktet por jo sjelljen dhe rëndon mbi konsumatorët, punëtorët dhe bizneset.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH