Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

?Me heqjen e kioskave në qendrat e mëdha urbane, tani do ti kthehemi bregdetit për ta pastruar ate.? Kështu ka deklaruar kryeministri Ilir Meta me biznesmenët sarandiotë. Në këtë takim njerëzit e biznesit kërkuan kredi nga shteti, heqjen e taksës së solidaritetit dhe të taksave për turistët e huaj.

Për hapjen e pikës kufitare në Qafë Botë, kryeministri Meta, tha se marrëveshja është gati për nënshkrim nga të dy palët. 35 milion marka kredi gjermane do përdoren për rikonstruksionin e hidrocentralit të Bistricës.

Në Sarandë është përuruar shëtitorja e re, ndërsa delegacioni qeveritar ka vizituar më pas portin detarë.

Në Delvinë kryeministri Meta ka premtuar përurimin në muajin Korrik të centralit të ri me prefiks telefonik prej dy mjë numrash si dhe fonde për energjinë elektrike, ujin e pijshëm rrugët e shkollat. Në fshatin minoritar Dermish, kryeministri Meta i shoqëruar nga ministrat Fino e Angjeli, kreu i mazhorancës socialiste, Gramoz Ruçi, si dhe konsulli grek Janis Padhjotis janë pritur me entuziazëm./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame