#rtvora #oranews

Vijon pyetja e personave që janë të përfshirë në ngjarjen e 1 nëntorit të ndodhur në mbikalimin e Sukthit. Prokuroria ka marrë në pyetje personin në emër, të cilit rezulton makina. Gjithashtu kanë vijuar kontrollet në disa qytete si Durrës, Lushnjë dhe Shkodër ku dyshohet se fshihen atentatorët. Ndërkohë i vetmi i akuzuar që ndodhet i arrestuar Redjan Rrahja kërkon ndryshim të masës së sigurisë.

Tirane- Grupi hetimor i ngritur për të zbardhur atentatin e ndodhur në 1 nëntor ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, vijon të marrë në pyetje persona që dyshohet se kanë dijeni me ngjarjen.

Prokurorët kanë pyetur pronarin e mjetit, me të cilën lëvizte prokurori, i cili ka dhënë sqarime se pse ai figuronte në emër të tij. Gjithashtu gjatë mbrëmjes kanë vijuar kontrollet në Lushnjë, Shkodër për gjetjen e dy personave që dyshohet se janë atentatorët.

Ndërkohë Redjan Rrahja nëpërmjet avokatit kërkon ndryshimin e masës së sigurisë. Avokati ka kërkuar ti vihen në dispozicion të gjitha aktet që rëndojnë aktualisht pozitën ndaj klientit të tij.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/redjan-rraja-kerkon-ne-apel-lirimin-nga-paraburgimi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp