Surprise Me!

Hekurudhat janë në grevë! Kosovë, punonjësit: Kemi dy muaj pa rroga

2019-11-08 5 Dailymotion

Punonjësit e kompaninë ?Infrakos?, që merret me infrastrukturën hekurudhore, kanë mbajtur një protestë një orëshe për shkak se nuk u janë dhënë pagat e muajit shtator dhe tetor.

Punonjësit e kompanisë po ashtu kërkojnë edhe shlyerjen e borxhit të trustit të pensioneve. Kryetari i sindikatës, Hysen Nikqi, tha se drejtuesit e kompanisë nuk po plotësojnë as kërkesat më minimale, siç janë uniformat apo veshjet mbrojtëse.

?Sot jemi tubuar për ta shprehur revoltën thellë për trajtimin tonë që po na e bënë ?Infrakos? sepse ka dy muaj e më shumë që punëtorët nuk i kanë marrë pagat pjesën dërrmuese të muajit shtator dhe komplet pagën e muajit tetor. [?] Ne si sindikatë nëpërmjet dialogut me menaxhmetin kohë pas kohe kemi diskutuar për të realizuar kërkesat tona që kanë qenë shumë minimale?

Për situatën e krijuar askush nuk po merr përgjegjësi, thonë punonjësit sipas të cilëve, kërkesat e tyre bien prej vitesh në vesh të shurdhër. Punonjësit thonë se pa paga, ata nuk po munden të përmbushin dot kërkesat jetësore.

?Ne po ia dalim me vështirësi thuajse buzë vdekjes dhe pa ngrinë e pa pirë ky i treti muaj pa paga jemi. Kjo lënie anash nga menaxhmenti është katastrofa e zotit, marre që 39 vite punoj në hekurudhë sot me dal të kërkoj rrugëve për kafshatë të gojës është marre??

Greva, sipas organizatorëve ishte paralajmëruar 2 javë më parë dhe nëse nuk do të ketë një reagim, atëherë do të kalohet në grevë të përgjithshme.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon