Shkrimtari austriak, Peter Handke, është vendosur sërish në qendër të polemikave.

Duket se fituesi i Nobelit të sivjetshëm të letërsisë ka pasur më shumë sesa një simpati të thjeshtë për Sllobodan Milloshevicin; në fakt disa raporte në media tregojnë se vitin 1999, ai ka marrë një pasaportë jugosllave. Faqja e internetit Intercept e publikoi pasaportën që Handke e mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi forcat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova.

Kjo ka bërë që autoritetet austriake të nisin një hetim për të parë nëse Handke e ka humbur shtetësinë e Austrisë. Në momentin që shkrimtari ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë, kjo bën që ai të humbasë automatikisht atë austriake. Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht verifikimin e këtyre pretendimeve. Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së. Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë. Mediat austriake për shkak të situatës së krijuar, kanë nisur tani të pyesin se kë përfaqëson Handke me këtë çmim, Serbinë apo Austrinë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH