Surprise Me!

Report TV - Shtohen rojet dhe kamerat e sigurise pas sulmit të studentëve tek Fakulteti Ekonomik

2019-11-08 1 Dailymotion

Por menjëherë pas asaj dite Fakulteti i Ekonomisë ka rritur masat e sigurisë në këto godina.

Administratori I këtij fakulteti Ermal Haxhiaj tregon për ReportTV se masat e sigurisë janë shtuar dhe se tashmë studentët nuk kanë pse të ndihen të frikësuar.

?Studentët në fakultetin e ekonomisë duhet të ndjehen të sigurt, për arse se masat e sigurisë sidomos pas incidentit që ka pasur pak ditë më parë janë shtuar. Kemi shtuar masën e sigurisë me nga një punonjës shtesë të sigurisë fizike ndërkohë kemi kontakte dhe marrëdhënie shumë të mira me policinë e shtetit që është në këto ambiente në qytetin e studentit. Të gjitha këto objekte të qytetit studenti , studenti nuk do të hy pa treguar kartën e studentit tek roja i sigurisë fizike që është brenda ambienteve të fakultetit pra në ato ambiente që mbahen nga fakulteti për zhvillimin e mësimit. Në këto kushte siguria e studentëve është e lartë ,është mjaftueshëm, studenti duhet të ndihet i qetë dhe i sigurt kuptohet që ne e kemi rritur sigurinë tonë duke vendosur kamera e sigurisë, duke i montuar pasi akoma si kemi montuar shpresoj që deri më datë 11 ti kemi të gjitha gati, duke ndriçuar të gjithë territorin përreth ku zhvillohet mësimi.?- u shpreh administrator i fakultetit ekonomik Ermal Haxhiaj.

Të pyetur nga ReportTV studentët hezitojnë të përgjigjen përreth kushteve të sigurisë në këtë fakultet ndërkohë disa të tjerë shprehen se nuk ndihen të frikësuar por pranojë se duhen shtuar masat e sigurisë.

Buy Now on CodeCanyon