Pozitat e ambasadorëve, drejtorëve të agjencive e ndërmarrjeve publike do të rishikohen me Qeverinë e ardhshme potenciale mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se marrëveshja për Qeverinë nuk do të përfshijë emra specifik, por do të vlerësohet produktiviteti i punës së tyre dhe në të kundërt do t?i detyrojnë bordet që të shpallin konkurse të reja.

Me qeverisjen e tyre mundësitë që të dështoj edhe projekti i termocentralit ?Kosova e Re? janë të mëdha. Mustafa ka thënë se do të shikohen opsionet nëse mund të bëhen ndryshime në marrëveshjen aktuale, e nëse jo atëherë do të paguhet penalltia prej 19.7 milionë eurosh.

Marrëveshja qeverisëse me LVV-në do të përcaktoj jo vetëm ndarjen e ministrive por edhe se cila parti do ta propozoj emrin e presidentit të ardhshëm. E takimet në nivel të lartë politik do të nisin pas certifikimit të rezultati të zgjedhjeve.

Takimet e grupeve punuese sipas tyre rezultuan me përafrim të qëndrimeve në përjashtim të disa çështjeve ekonomike dhe sociale.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH