Ky është momentin kur në Serbi arritën për herë të parë sistemet anti-raketore ruse S-400. Kjo gjë është pritur me gëzim dhe krenari në ushtrimin ?Mbrojtja sllave?. Por, kjo ka kushtuar Beogradin me arritjen e një përfaqësuesi të lartë për sanksionet nga Uashingtoni.

Presidenti, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte dhënë përshtypjen se gjithçka ishte zgjidhur pas vizitës së të dërguarit për Ballkanin, MatthewPalmer, ka thënë se qytetarët nuk duhet të brengosen.

Thomas Zarzeçki, shef për sanksionet është takuar me Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç. Ministri serb tha se nuk do të ketë sanksione.

Ivica Daçiç, Ministër i Punëve të Jashtme: Porosia kryesore ka qenë që ne duam marrëdhënie të hapura, transparente, nuk kemi çfarë të fshehim dhe nuk kemi qëllim të futemi në konflikt me SHBA.

Stevan Gajiç thotë se Serbia duhet të jetë neutral ushtarakisht, por sanksionet do të ishin simbolike. Evropa, beson Gajiç, ka humbur në Ballkan.

Stevan Gajiç, Instituti për Studime Evropiane: Serbia prej vitesh ka një politikë skizofrene të jashtme. Vuçiç bën politika klintoniste, kurse Daçiç lobon për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës e Metohisë. Kështu është në shumë gjëra dhe andaj Serbia ka marrëdhënie më të larta me NATO-n dhe ushtrime ushtarake me Rusinë dhe Kinën.

Serbia ka eksperiencë me sanksionet nga vitet ?90. Tani ato për herë të parë u përmenden nga Palmer. Amerikanët nuk kanë thënë nëse do të ketë apo jo masa të tilla.

Tv Klan