Peter Handke rrezikon të humbasë shtetësinë austriake. Mediat austriake shkruajnë se qeveria rajlonale e Karintias në Austri ka nisur verifikimet, nëse 76-vjeçarit i është lëshuar një pasaportë nga autoritetet e ish-Jugosllavisë, siç rezultoi në investigimin e kryer nga portali ?The Intercept?.<br />Ja sesi i është përgjigjur Ministria e Brendshme austriake, interesimit të mediave nëse Handke do të vazhdojë të quhet shtetas austriak: ?Kushdo që përvetëson vullnetarisht një shtetësi të huaj, e humbet shtetësinë austriake. Për të mos humbur shtetësinë austriake, autorizimi duhet të kërkohet me shkrim para marrjes së shtetësisë së huaj dhe të miratohet me vendim me shkrim?.<br />Sipas portalit ?The Intercept?, Peter Handkes i është lëshuar pasaporta jugosllave në vitin 1999 nga ambasada e ish-Jugosllavisë në Vienë. Kjo përbën një shkelje ligji më vete, pasi sipas ligjeve të kohës, nuk lejohej dhënia e nënshtetësisë, personave që nuk kishin lindur në territoret e ish-Jugosllavisë. Handke ka lindur në qytetin Griffen, në rajonin jugor austriak të Karintias. Dyshohet që pasaportën e ka marrë si shpërblim nga regjimi i Millosheviçit për mbështetjen që i ka dhënë në kohën kur e gjithë bota e akuzonte për krime lufte në ish-Jugosllavi.