#rtvora #oranews

Në një intervistë ekskluzive telefonike për Ora News, Afrim Berisha tregon si e kaloi ditën e parë në shtëpi pranë familjes së tij, Alvini. 11 vjeçari arriti të shpëtojë nga kampi Al Hole në Siri dhe ti bashkohet familjes falë një operacioni ndërkombëtar ku u angazhuan autoritetet italiane, shqiptare, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe.

?Di pak shqip por mirë. Mua më njohu. Më thërret baba? Bën çdo gjë që i themi pa kundërshtuar.. si një ushtar i vogël. I themi hajde të hamë bukë ngrihet menjëherë. ?

Si çdo fëmijë tjetër do të luajë me kompjuter, madje ka kërkuar edhe bicikletën.

?Më kërkoi biçikletën dhe i tregova që e kishte në garazhd. Që ditën kur iku unë të gjithë lodrat e tij i kam ruajtur atje. Doktoresha na ka sugjeruar që të mos e ngacmojmë për të treguar për jetën atje? na tregon Afrimi në një intervistë telefonike me gazetarin Klodi Karaj për Ora News

Ai tregon se nuk ka reshtur së kërkuari që ditën kur Alvini është larguar nga Italia me të ëmën më 17 nëntor 2014

?Më 1 janar kam hyrë në Siri dhe nuk jam ndalur asnjë moment dhe nuk më humbi Zoti shpresën. Falenderoj policinë italiane e cila prej 5 vitesh heton rastin tim. Falenderoj dhe shtetin italian dhe shqiptar dhe ambasadoren në Romë që më është gjendur?

Mjekimi i këmbës që Alvin e ka dëmtuar nga shpërthimi në Siri është prioritet
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ekskluzive-dita-e-pare-e-alvinit-ne-shtepi-babai-flet-ora-news-kerkoi-bicikleten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp