Arkiva Lajme bota - Tv Klan 2000

Një tjetër aksident ajror ka ndodhur dje në qiejt e libisë. Një avion i linjës Zviceriane me 49 persona në bord ka humbur në ujrat e Port Bregas, pika më e rëndësishme naftë mbajtëse e vendit. 26 persona janë mbytur ndërsa 16 të tjerë kanë arritur të mbijetojnë. Shumica e anëtarëve të bordit kanë qenë specialist nafte të shumë vendeve.

Çeçeni situatë e ashpër nga lufta me Rusinë. 29 të vrarë rus është numri gjatë luftimeve të fundit. Kremlini po ushtron presion për një zabtim të shpejtë të Groznit. Bombardimet e ashpra të federalëve ndihen jo vetëm ndaj Groznit por edhe në zona të tjera të republikës rebele.

Viti 2000 ka nisur në një spital të Lionit, me një operacion spektakolar, transplatimi i një dore. Një inisiativë e marrë prej kohësh e mjekut Mishel de Zhenaj, i cili kërkontë një dorë deri te brryli dhuratë. Pacienti i Zelandës së re, objekti i trampjantit më të veçantë duket mirë më dorën e re./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori