Surprise Me!

Verifikim prokurorëve të Bashës/ Shefja e Prokurorisë Tiranë: Do ndërhyj për zgjidhjen e situatës

2019-11-09 0 Dailymotion

Njëri prej tre prokurorëve të dosjes Basha, Kol Hysenaj, nuk është vënë në dijeni nga dy prokurorët e tjerë të çështjes për vendimin e marrë në lidhje me përfundimin e hetimeve.

Për këtë arsye, në letrën që prokuroria e Tiranës i dërgoi selisë së Partisë Demokratike, firma e prokurorit Hysenaj mungonte, krahas atyre të Gjergji Takos dhe Ervin Karanxhes.

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e pyetur nga Top Channel se çfarë ka ndodhur se se si veprohet në këtë raste tha:

?Dy nga tre prokurorët e dosjes Basha, do ju duhet të arsyetojnë në mënyrë të shkruar se çfarë rrethanash ndikuan në ndryshimin e qëndrimit nga ana e tyre, duke qenë së është e njëjta gjendje e akteve që nga moment që e kanë marrë z. Basha në cilësinë e të pandehurit në qërshor të vitit 2019?, shprehet Elisabeta Imeraj.

Karanxha dhe Tako, do të duhet të shpjegojnë edhe bazën ligjore të mosnjoftimit të kolegut të tyre Hysenajt.

?Së dyti, dy nga tre prokurorët duhet të shpjegojnë se me çfarë baze ligjore kanë mënjanuar nga dosja prokurorin e tretë, duke mos i bërë me dije veprimet që po kryheshin dhe pse duhej bërë kjo, pa ndërmarrë asnjë veprim procedurial?, ka thënë Imeraj.

Tashmë, çështja është në dorë e vet Elisabeta Imerajt për zgjidhjen e situatës.

?Së treti, Drejtuesi i Prokurorisë ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë me anë të udhëzimeve për zgjidhjen e situatës dhe verifikimin e vlefshmërisë së veprimeve të prokurorëve Karanxha dhe Tako?, shton Imeraj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Buy Now on CodeCanyon