#rtvora #oranews

Në Ohër, në orën 10:00 ka nisur takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të ?Shengenit Ballkanit?.

Në këtë Samit të dytë, pas atij të Novi Sad, sërish Kosova nuk merr pjesë, ndërsa ka kundërshtuar projektin.

Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi, e cila ëhstë duke ndjekur nga afër punimet e Samitit raporton se në orën 12 pritet të përfundojë takimi dhe më pas të 3 përfaqësuesit të dalin në Konferencë për mediat.

Sipas saj, pas ësaj konference, Rama do të zhvillojë një takim me gazetrarët shgqiptarë që kanë shkuar në Ohër, për të ndjekur punimet.

?Ndryshe nga Novi Sadi në Ohër merr pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës dhe të Malit të Zi. Kosova këtë projekt e ka kundërshtuar dhe ashtu siç pritej nuk ka asnjë përfaqësues nga Kosova në këtë samit të dytë, ashtu siç nuk kishte edhe në Novi Sad. Pritet që në 12:00 të përfundojë takimi, i cili nisi në orën 10:00, ku do të ketë edhe një konferencë mes 3 kryeministrave. Pas këtij momenti kryeministri Edi Rama do të ketë edhe një takim me gazetarët që kanë udhëtuar nga Tirana drejt Ohrit për ta ndjekur këtë Samit?, raporton gazetarja.

Më herët Ora News mësoi se Vuçiç për shkak të vendimeve të rëndësishme ishte shpehur se priste sulme, por nuk u frikohej presioneve.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shengeni-ballkanit-zhvillohet-takimi-vucic-rama-zaev-ne-oher

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp