Surprise Me!

Viktima nga zjarret ne Australi

2019-11-10 6 Dailymotion

Banorët e rajoneve lindore të Australisë po përjetojnë ditë ferri nga mbi 100 vatra zjarri që kanë përfshirë disa zona të banuara dhe pyjore.<br />Autoritetet thanë se deri më tani kanë gjetur trupat e pajetë të shkrumbuar nga flakët në disa banesa të djegura. Disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, fati i të cilëve ende nuk dihet. <br />Më të prekura nga zjarret e shfaqur prej të premtes janë rajonet e New South Wales dhe Queensland. Autoritetet kanë evakuuar mijëra banorë nga shtëpitë e tyre. Vetëm në rajonin e New South Wales, mbi 150 shtëpi janë djegur. Banorët e mbetur e mbetur e përshkruajnë situatën si apokaliptike.<br />Erërat e forta, moti i thatë dhe temperaturat verore që kanë arritur deri në 35 gradë Celcius, po ndihmojnë në përhapjen me shpejtësi të flakëve. Mbi 1500 trupa zjarrëfikëse dhe disa avionë e helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Buy Now on CodeCanyon