Surprise Me!

BERZH financim per Pyllin Orbital

2019-11-10 1 Dailymotion

Pas bashkëpunimit të suksesshëm për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, Banka Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim (BERZH) do të financojë Bashkinë e Tiranës në projektin e saj ambicioz për Pyllin Orbital. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha Ekzekutive e BERZH-it, Charlotte Ruhe, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit që synon që deri në vitin 2030, në kryeqytet të mbillen 2 milionë pemë të reja.

?Është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Sapo kemi dakordësuar që me Bankën Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim, të futemi në një ?aventurë? tjetër, atë të Pyllit Orbital, për t?i kapur deri në pemën e fundit ambiciet tona për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë. E filluam me forcat tona, pastaj secili duke mbjellë një pemë për ditëlindje, ose për përvjetor a përkujtime. Por, sot bashkojmë dy fuqi të mëdha, fuqinë e Bashkisë së Tiranës me fuqinë e BERZh-it?, tha Veliaj.

Falë kësaj marrëveshjeje do të realizohen disa investime të rëndësishme në gjurmën e Pyllit Orbital të Tiranës.

?Kjo do të jetë një vepër që do të ngelet. Unë besoj se koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte dje. Koha e dytë më e mirë për të mbjellë pemë është sot. Nuk duhet të humbasim më shumë kohë. Sot firmosëm marrëveshjen e parë për të filluar një plan, i cili do të përfundojë në disa investime kyçe në të gjithë gjurmën e Pyllit Orbital dhe do të kemi mundësi që të kthejmë kokën mbrapa dhe të themi se këto pemë u mbollën kur Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i vendosën të vënë të gjitha forcat për ta bërë Tiranën realisht një qytet të gjelbër?, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo marrëveshje pason bashkëpunimin e shkëlqyer me BERZH-in për investimin në Bovillë dhe në sistemin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve që ka rezultuar një histori suksesi.

?Arsyeja pse kjo na jep shumë optimizëm dhe shumë kurajo për të ecur më tej, është se tashmë e kemi një projekt të suksesshëm bashkë. Në 28 gusht sollëm një tubacion të dedikuar nga Bovilla në Astir, për t?i hequr nga uji i puseve të gjithë familjarët e asaj zone. Një histori suksesi! Në fund të vitit, falë financimit të BERZh-it, do të hapim shtesën që i kemi bërë impiantit të Bovillës për filtrimin. Në të njëjtën kohë do të ketë mbaruar edhe investimi i Qeverisë dhe i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për linjën nga liqeni i Bovillës deri tek impianti i filtrimit?, u shpreh kryebashkiaku.

Ky është projekti i parë i BERZH i bazuar te natyra dhe klima. Drejtoresha Ekzekutive e këtij institucioni të rëndësishëm financiar, Charlotte Ruhe, vlerësoi përkushtimin e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut Veliaj për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve të saj.

?Është kënaqësi që jam sot këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje për një projekt të rëndësishëm. Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim me Tiranën sepse ky është projekti ynë i parë i bazuar te natyra dhe klima. Është një eksperiment shumë i rëndësishëm, por jemi të entuziazmuar dhe të sigurt se do të shkojë shumë mirë. Jemi shumë të ent...

Buy Now on CodeCanyon